Kaloni te përmbajtja kryesore

Kushtrim Krasniqi, pjesë e komisionit për komunikim dhe marketing në LM Taranto 2026

Udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024-2026, ku pjesë e tyre do të jetë edhe Kushtrim Krasniqi.

Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button