I dashuri pas operacionit të Adrianës: Faleminderit Zot
Aktorja Adriana Matoshi, i është nënshtruar sot operacionit për tumorin në tru.
I dashuri i saj, Keith Owen Groenevel, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses.
“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith në Instagram.
Para dy ditësh, Adriana ka njoftuar se sëmundja e tumorit në hipofizë, pas 9 vitesh i është rikthyer prapë.
Përmes një postimi në Facebook, artistja ka inkurajuar të gjithë ata që përballen me sfida të tilla në jetë të qëndrojnë të fortë.
“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap. Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume”, ka shkruar artistja në Facebook./21Media