I dehur e dëbon nga shtëpia gruan dhe fëmijët

Në gjendje të dehur një burrë nga Suhareka mbrëmë rreth orës 22:25  i ka kanosur verbalisht dhe i ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe fëmijët.
Policia ka arrestuar të dyshurarin kurse, njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë”, njofton Policia. 
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media 

Back to top button