I dehur e rrah gruan dhe djalin e tij

Policia ka arrestuar të dyshuarin

Policia e Kosovës bën të ditur se një person është arrestuar, pasi që i dyshuari ka rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij, ditën djeshme në qytetin e Prizrenit.

“I dyshuari pas një konflikti verbal  dhe nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /21Media 

Back to top button