Ndeshen trenat, ka të vdekur dhe shumë të plagosur
Tre persona kanë vdekur dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë
Në ndeshjen e dy trenave në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë.
AP citon të dhënat nga shërbimi lokal i shpëtimit Netker 911 se lëndimet variojnë nga “të vogla në të mesme” dhe se një person i cili ishte në gjendje kritike u transferua në spital.
Autoritetet kanë nisur me përcaktimin e shkakut të përplasjes.
Në Twitter, u shfaqën fotografi nga stacioni hekurudhor “Mounatin view”, ku ndodhi aksidenti, duke treguar se si shërbimet e shpëtimit po ndihmojnë të plagosurit.