I dehur rrahu gruan, Policia i gjeti pushkë e granatë dore burrit në Prizren

 
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikator, 8 fishekë dhe një granatë dore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button