Dardan Krivaqa kishte disa raste, përfshirë edhe dyshime për një vrasje tjetër
Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së 18 vjeçares O.M, mbrëmë në Ferizaj.
“Autopsia është bërë, por raporti ende nuk është dorëzuar tek ne”, ka thënë Jashari.
Në konferencën për media, Jashari ka thënë se kanë në dispozicion prova të mjaftueshme për të dyshuarit A.S, që tashmë është i arrestuar, dhe D.K që është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Jashari ka thënë se nuk kanë informacione se i dyshuari D.K ka kaluar jashtë kufirit të Kosovës.
Kryeprokurori ka treguar se i dyshuari D.K ka pasur një numër të madh të rasteve penale dhe ka qenë i dyshuar edhe për vrasje.
Tutje, Jashari ka thënë se dëshiron të sigurojë prindërit e viktimës se Prokuroria po trajton me seriozitet të lartë këtë rast./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?