I dyshuari për vrasjen e 5 personave kishte shenja të radikalizimit

Policia ka njoftuar se burri i arrestuar për sulmin vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji ishte konvertuar në Islam dhe kishte shenja se ai ishte radikalizuar.
Shtetasi 37-vjeçar danez akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg,transmeton rtv21.tv.
Shefi i policisë rajonale, Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt me personin në vitin 2020.
Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.
Viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç, u tha shefi Saeverud gazetarëve të enjten në mëngjes./21Media

Back to top button