Katër vetura të dëmtuar në veri, njëra prej tyre me dy shtetas të huaj

Policia e Kosovës bëri të ditur se dje në veri të vendit janë dëmtuar katër vetura. Sipas policisë veturat janë dëmtuar në Zveçan dhe në njërën prej tyre kishin qenë dy shtetas të huaj.
Bëhet e ditur se tri vetura të dëmtuara ishin të parkuara, kurse vetura me shtetasit e huaj ishte në lëvizje. Në lidhje me dëmtimin e veturave Policia nuk raporton për të lënduar ose të arrestuar.
Rastet e plota sipas policisë:
• Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit, është goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.
• Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.
• Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.
Policë, qytetarë dhe gazetarë shqiptarë e serbë kanë marrë lëndime gjatë një proteste të serbëve lokalë kundër aksionit të Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës së mallrave, që është zhvilluar dje në disa qytete të Kosovës. Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetë të tjerë janë në kërkim./21Media 

Back to top button