I dyshuari që theri të fejuarën e tij është pjesëtar i FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, e cila është në gjendje kritike është pjesëtar i kësaj force.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik.

“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.”

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ditë më parë ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button