Kaloni te përmbajtja kryesore

Tentim-vrasje në Fushë Kosovë, një grua në gjendje kritike, arrestohet i fejuari i saj

Një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se ka tentuar të vrasë të fejuarën e tij me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 29.11.2025-07:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën f/k, e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k-i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button