I hedhin sprej syve dhe ia grabisin çantën me para në Gjilan, dy persona kërkohen nga policia

Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit dyshohet se sot rreth orës 08:45 kanë grabitur çantën e një personi me një shumë të konsiderueshme parash.

“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button