“I huj”, projekti më i ri nga Tuna dhe Cozman

Raporti i këngëtares Tuna Sejdiu me reperin Cozman jo rrallë herë komentohet në media.

Edhe kësaj radhe dyshja kanë tërhequr vëmendje, ani pse ka vite që kanë ndarë rrugët, shkruan portali rtv21.

Dy fotografi të Tunës të postuara në Instagram e bën të reagoi Cozmanin i cili i komentoi me emojin e zemrës.

Megjithatë, ata kanë lënë të kuptohet se po vijnë me një projekt të përbashkë i cili do të titullohet “I huj”. të paktën ky është përshkrimi që kanë lënë ata në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Tuna dhe Cozmani kanë qenë në lidhje dashurie vite me parë, ata u bashkuan në projektin “Fenix” publikuar në vitin 2013 i cili atë kohë ishte hit duke thyer rekorde./21Media

Back to top button