I konfiskohen dy pushka gjuetie, arrestohet gruaja në Gjakovë

 
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua në fshatin “Smolicë” të Gjakovës për armëmbajtje pa leje.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që gjatë kontrollimit të dy vendbanimeve të saj, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button