I largoi nga salla të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave”

Të akuzuarit reaguan pasi që iu refuzuan propozimet

Gjykatësja Verka Petkovska i largoi nga salla e gjyqit të gjithë të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave”.

Ata reaguan ashpër pasi që u refuzuan propozimet e mbrojtjes për t’u dëgjuar për këtë lëndë edhe Jankullovska, Mijallkov dhe disa ish funksionarë.

Mbrojtja kërkoi tërheqjen e gjyqtares dhe këshillit gjyqësor.

Sot pritet që Gjykata penale të shpall vendimin se a do t’ia dorëzojë rastin ndonjë gjykatësit tjetër./21Media

Back to top button