Poposki në konferencë për Ballkanin Perëndimor
Do të diskutohet për aktualitetin dhe bashkëpunimin rajonal
Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki do të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Stokholm, kumtoi sot MPJ.
Konferenca është në organizim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Mbretërisë së Suedisë dhe Zyres së Komisionit evropian (KE) në Stokholm.
Siç ceket në kumtesë, pritet që ministrat e jashtëm të vendeve nga Ballkani perëndimor dhe Kroacia si dhe përfaqësues të lartë të KE-së të diskutojnë për gjendjet aktuale, për bashkëpunimin rajonal dhe për integrimin e vendeve nga rajoni në BE, në kontekst të gjendjeve aktuale në Evropë.
Gjatë qëndrimit në Stokholm, është paraparë që Poposki të ketë disa takime bilaterale./21Media