I mituri keqtrajton seksualisht një vajzë të mitur, babai i viktimës shkon në Polici

Një vajzë e mitur raportohet se është keqtrajtuar seksualisht nga një i dyshuar po ashtu i mitur në Podujevë.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës i cilësuar si “sulm seksual”
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media