I mituri rrahet nga katër persona në Mitrovicë

Një i mitur në fshatin Suhadoll të Mitrovicës është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar.
Sipas ankuesit të moshës së mitur, rasti ka ndodhur ot rreth orës 05:15, derisa ka qenë në rrugë.
“Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media

Back to top button