I mituri theret me thikë në Fushë Kosovë

Një i mitur është therur me thikë të premten në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve po ashtu i mitur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button