I moshuari vdiq pasi ra nga karroca që tërhiqej nga kali

Një persona nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga karroca që tërhiqej nga kali gjatë kohës që po lëvizte me të.
“Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia shqiptare.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button