Veliaj në garë për mandatin e tretë: Jam super i përkushtuar

Erion Veliaj thotë se është super i përkushtuar që ta mbyllë këtë vit të fundit të mandatit të dytë, për t’u futur sërish në garë vitin tjetër për një mandat të tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mandat që sipas tij, do të jetë i fundit.
“Ndaj e shoh shumë të rëndësishme që vizioni të mbarojë plotë këto tre mandate. Që do të thotë se duhet të përfundojmë Unazën e Tiranës, liruar mjaftueshëm trafiku, por ka ende shumë punë për të bërë. Na duhet të mbarojmë Piramidën, që do jetë qendra më e madhe në Ballkan, i fëmijëve që mësojnë teknologji dhe punët e së ardhmes”, tha kryebashkiaku.
“Dua që të mbarojë Kopshtin Botanik, ka qenë një hapësirë e degraduar. Arritëm t’i provojmë vetë cinikëve dhe skeptikëve se si e kemi transformuar zoologjikun- duam të bëjmë dhe atë hapësirë. I kemi mbaruar dy kampuse universitare, duam të vazhdojmë me qytetin e studentit ku është dhe kampusi më i madh dhe të mbyllet e gjithë historia e nevojave të studentëve në Tiranë”, shtoi ai.
Veliaj beson fort që mbas tri mandateve do të ketë kryer masivisht ëndrrën e tij për Tiranën.
Në prill të vitit 2015, Veliaj u emërua kandidat për kryetar bashkie të Partisë Socialiste në qytetin e Tiranës. Ai fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën më 31 korrik 2015./21Media

Back to top button