I ofroi policit para për ta kaluar kufirin, një muaj praburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.C., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ”dhënia e ryshfetit”.
”Me datën 12 dhjetor 2021, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, kufiri Shqipëri-Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të pa arsyeshëm apo përfitim tjetër, personit zyrtar në atë mënyrë që ai person të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në automjetin e markës “ ………. ”, në të cilën ishte edhe një pasagjer tjerë, i pandehuri, afrohet për kontroll në kabinë, tek zyrtari policor, dhe në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedha me vlerë prej pesëdhjete (50) euro , me numër serik : ………., në momentin që i vëren zyrtari i policisë e pyet se përse janë këto para, i pandehuri i përgjigjet “ këto të holla i kam lënë për ju për respekt tuajin, nuk kemi certifikatë të vaksinimit, dhe as testin PCR për Covid-19, nëse do të keni mundësi të na lejoni hyrjen”, bëhet e ditur në komunikatë.
Duke marrë parasysh peshën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri ka tentuar që të kaloj pikë kalimin kufitar përmes dhënies së ryshfetit dhe qëllimin e tij të kaloi kufirin pa i përfillur dhe respektuar procedurat dhe rregullat e Republikës së Kosovës, tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button