I përballoi stuhisë së fortë dhe erërave, pilotët aterojnë të sigurt në aeroportin e Londrës

Pilotët e një fluturimi në American Airlines kanë arritur të uleshin sigurt në aeroportin Heathrow të Londrës, ani pse moti ishte shumë i vështirë dhe mbizotëronin erërat e forta nga stuhia Gerrit.

Ani pse aterimi i aeroplanit nuk ishte fare i lehtë dhe erërat ndikonin në luhatjen e aeroplanit duke shjkaktuar ndjenja sikur kalon nëpër disa gunga, pilotët ia dolën dhe arritën të uleshin të sigurt në aeroport.

Në videon e cila u bë publike nga mediat e huaja ndëgjohet kameramani i cili e xhiron aterimin e këtij aeroplani dhe e lut pilotin që të ndalojë këtë derisa ai bie mbi sipërfaqen e tokës, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa erërat e forta dhe shiu ishin parashikuar për zonën përreth aeroportit Heathrow të mërkurën.

Diku tjetër në Mbretërinë e Bashkuar stuhia Gerrit ka sjellë përmbytje dhe ndërprerje të udhëtimit me Skocinë, që është zona më e prekur nga kjo stuhi./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News UK (@bbcnewsuk)

Back to top button