I riu vdiq pasi piu shishen me alkool për dy minuta në këmbim të 11 eurove

Një burrë nga Afrika e Jugut vdiq të martën pasi dyshohet se kishte pirë një shishe të tërë me alkool në dy minuta si pjesë e një sfide, njoftoi policia.
Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte konkurruar kundër klientëve të tjerë në një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba për të pirë shishen e alkoolit në këmbim rreth 11 eurove, raportuan mediat lokale.
“Njëri prej tyre u rrëzua menjëherë më pas dhe u dërgua në klinikën lokale, ku u vërtetua i vdekur”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Waterval, Brig Motlafela Mojapelo.
Pamjet e burrit duke pirë në garën vdekjeprurës të pijes u postuan në Twitter , ku kishte mbledhur gati mijëra shikime që nga mëngjesi i së mërkurës.


Në video, ai shihet i rrethuar nga klientët e tjerë duke e inkurajuar atë të mbaronte alkoolin.
“Pjesa më e keqe e të gjithave… është se, kjo nuk është aspak qesharake… ishte një lojë që doli e gabuar nga të gjitha drejtimet”, komentoi një përdorues.
Një përdorues tjetër tha se burri “pagoi me jetën e tij”.
Policia tha se ka nisur hetimet për vdekjen e tij. Është e paqartë nëse do të ngrihet ndonjë akuzë kundër pronarëve të dyqaneve të pijeve./21Media

Back to top button