Abdixhiku për Kurtin: Nuk e njeh realitetin, i dehur pas pushtetit

Duke vlerësuar se Kosova është në një krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti popullit që nuk po e njeh realitetin.
“I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare. “, ka shkruar Abdixhiku në një status në Facebook.
Sipas tij Kosova nuk ka qeveri që u del në krah qytetarëve të saj.
“As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.”, ka deklaruar Abdixhiku./21Media

Back to top button