I riu vrau ish-gruan dhe babain e saj në mes të rrugës

Një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe ish-vjehrrin në Turqi.

25-vjeçari ka ndalur veturën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babain e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.

Në video shihet se 25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya dhe përleshet me të atin, i cili po tentonte të merrte kallashnikovin që mbante në duart e tij.

Gjatë sherrit, 25-vjeçari shihet duke qëlluar në makinën në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe disa sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë pa ndjenja në mes të rrugës.

Më pas ai shkon te makina dhe qëllon sërish ish-bashkëshorten. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.

Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital, ku u morën të plagë të rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes.

Më pas policia turke arrestoi 25-vjeçarin dhe e akuzoi për dy vrasje./21Media

Back to top button