I thyejnë xhamin e makinës dhe i vjedhin laptopin, artisti shiptar lajmëron se kënga e re do të vonohet

Artisti shqiptar, Trim Ademi i njohur si Capital T është bërë viktimë e hajdudëve.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se për shkak të një pakujdesie të vogël i është thyer vetura dhe i është vjedhur laptopi personal, i cili përmbante materialin e tij të ri artistik.

“Kënga e re, e cila ishte planifikuar për një publikim të afërt, do të vonohet për shkak të vjedhjes së papritur” ka thënë artisti.

Tutje artisti ka kërkuar falje dhe mirëkuptimin e fansave për këtë gjë./21Media

Back to top button