​I thyhen pasqyrat një autobusi në veri, shoferi thotë se të dyshuarit flisnin në gjuhën serbe

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të cilët kanë folur në gjuhën serbe kanë ndaluar një autobus në Mitrovicë të Veriut ditën e djeshme.

Të njëjtit me një shkop druri ia kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit.

Rasti në polici është raportuar nga shoferi i autobusit.

Për këtë rast Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalur nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button