I vdekuri në Liqenin e Livoqit dyshohet se bëri vetëvrasje

Viktima mbrëmë ishte raportuar i zhdukur

Është gjetur i vdekur personi i cili kishte rënë në liqenin e Livoqit, në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas policisë viktima dyshohet se bëri vetëvrasje.

“Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke rënë në ujrat e liqenit”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit mbrëmë rreth orës 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar se një veturë e hapur është gjetur pranë Pendës së fshatit Livoq i Epërm.

“Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga indicjet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rënë në liqen. Janë thirrë njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit, si dhe njësitet e kërkim shpêtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të përshtatëshme errsirë e thell janë ndërprer kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mengjezit”, tha Hashani për rtv21.tv.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet “vdekje e dyshimtë”, gjersa trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në IML në Prishtinë. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar për rrethanat e këtij rasti të rëndë./21Media

Back to top button