E therin me thikë dhe ia grabisin çantën në Prishtinë
Viktima u dërgua në spital
Një person u sulmua me thikë dhe iu grabit çanta dje rreth orës 16:00 në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas policisë viktima u sulmua nga tre persona të panjohur.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se te parku i qytetit nga tre persona të panjohur ishte sulmuar me mjet të mprehtë- thikë dhe kishte pësuar lëndime i cili është duke marr tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se në çantën e vjedhur viktima kishte të holla dhe një telefon celular.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të arrestuar./21Media