I vëllai kërkon dënim meritor për Dardan Krivaqën

Disa orë pas arrestimit të Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, ka reaguar vëllai i tij.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kastriot Krivaqa ka thënë se shpreson që institucionet do t’i japin dënimin meritor Dardanit.
Poashtu ai ka ngushëlluar familjes Osmani, duke thënë “Zoti ju dhashtë forë dhe gajret”
Në shkrim, Kastroti ka terguar se është përkujdesur për familjen, pasi në moshë të re kanë mbetur pa baba, por shprehet se Dardani asnjëherë nuk i ka dëgjuar këshillat e tij./21Media

 
 

Back to top button