I vidhet nga qafa zinxhiri i arit një gruaje në park

Një grua në Prishtinë ka raportuar se ia kanë vjedhur një zinxhir nga qafa.

Ajo ka thënë se vjedhja ka ndodhur derisa ishte në një park, dikush ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe ka ikur nga aty.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se po e heton rastin.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ishte në park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button