I vodhën me dhunë para një shtetasi të huaj, u arrestuan tre persona

Tre persona u arrestuan në Sarandë, sepse i vodhën me dhunë një shumë të parave një shtetasi të huaj.
Policia informoi se u sekuestruan shuma të parave të vjedhura dhe tri aparate celulare.
“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: – K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.”, bëri të ditur Policia e Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button