Më freskët e me fjolla bore

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius

Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit.
Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin
temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s, thuhet ne rtaporftin e Institutit Hidrometeorologjik tv Kosoves./21Media

Back to top button