Ngjarjet e datës 15 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Nga ora 09:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli bën nderime në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:30)

Mbahet Akademi Përkujtimore për viktimat e masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)

Mbahet konferenca “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje”. (Media Centar në Çagllavicë, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 11:00)

Banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth shkojnë te Ministria e Ambientit, për të mësuar nga ministri Fatmir Matoshi se ku kanë mbetur parat e ndarë me Ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit” . (Te Ministria e Ambientit, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku diskutohet për grevën në arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, do të prezantojë Mesazhin e Paqes të Papa Françeskut për vitin 2019. (Qendra “Bogdanipolis”, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 19:00)

Back to top button