I vuri zjarrin dyshekut në dhomën e tij, arrestohet i dyshuari në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Skënderaj është arrestuar një i dyshuar, pasi që i ka vënë zjarrin dyshekut në dhomën e tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Vlera e dëmit është rreth 500 euro.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media