Ia mori 132 mijë euro duke e mashtruar, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., për veprën penale ‘mashtrim’.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i dyshuari i kishte marrë një personi tjetër 132 mijë euro për një tokë.
“I dyshuari duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132 mijë, kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Andaj, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Back to top button