Ia mori me dhunë bluzën, arrestohet 17-vjeçari
Policia e Kosova ka arrestuar një 17-vjeçar në Prizren pasi që i njëjti e detyronte një të mitur t’i jepte para, e kur nuk kishte më para ia mori edhe “këmishën e trupit”.
“Ankuesi është paraqitur ne Stacionin policor Prizren, se në rrugën “Bekim Berisha’’, në Prizren dhe ka raportuar rastin e veprës penale “Detyrimit”, te cilën i dyshuari i mitur ne periudha te ndryshme po e detyron viktime qe ti jap te holla e deri me tani i ka marr rreth 100 euro . Sipas viktimës i dyshuari me 10.032022 rreth orës 15:30,i njëjti i kërkon para pasi qe viktima nuk kishte para e detyron , qe t’i merr Duksin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari me iniscialet E.V është intervistuar në prani të kujdestarit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 24 orë.
Sipas Policisë së Kosovës rasti është duke u hetuar./21Media