Ia mori zinxhirin nga qafa, arrestohet

I dyshuari u zbulua edhe për një vepër tjetër

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një të dyshuar të mitur, i cili i kishte marrë një vajze një zinxhir të arit nga qafa. Po ashtu, gjatë hetimeve të këtij rasti, policia ka arritur të zbulojë edhe një vepër tjetër të kryer nga i njëjti i dyshuar.

“Rreth orës 11:10, në Parkun e Qytetit të Prizrenit një i mitur i vitlindjes 2000 ia ka shkëputur me forcë një zinxhir të artë nga qafa një vajze po ashtu e mitur e cila në ato çaste po e priste një shoqe të sajën. Ngjarjen e kishte parë një person  që e ka ndihmuar policinë për identifikimin e të dyshuarit i cili pas një ore ka rënë në prangat e policisë”, njofton policia.

Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. ”Gjatë shqyrtimit të provave është kuptuar se si është kryer vepra penale. Më pas hetuesit policor kanë arritur ta zbardhin edhe një vepër tjetër të ngjashme  të kryer më parë nga ky i dyshuar ngase ekzistojnë incizime te kamerave të sigurisë. Pas intervistës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Back to top button