Arrestohen grabitësit e holandezit

Të dyshuarit ndodhen në masën e arrestit derisa edhe 2 të tjerë priten të arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, që së bashku edhe me dy persona tjerë, kishin rrahur dhe grabitur një qytetar holandez.

“Më datën 03 korrik, rreth orës 02:40 të natës, në rrugën ‘Reshat Karjagdiu’  ka ndodhur një grabitje e kryer nga një grup prej katër të dyshuarve të mitur.  Sipas denoncuesit të  rastit, një qytetar holandez, të dyshuarit e kishin rrahur për çka edhe ka pranuar trajtim mjekësor. Më pas ia kishin grabitur një telefon celular ”Sony Xperia XZ” dhe kishin ikur në drejtim të panjohur”, njofton Policia e rajonit të Prizrenit.

Policia njofton se janë arritur të identifikohen të dyshuarit. ”Dy prej tyre tanimë ndodhën nën masën e arrestit ndërsa edhe dy të tjerë pritet që shpejt të arrestohen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit./21Media

Back to top button