“IA, teknologjia më e rrezikshme për njerëzimin”, thotë shkencëtari Geoffrey Hinton

Nuk ka asnjë mënyrë të njohur që na siguron se sistemet e Inteligjencës Artificiale veprojnë për interesat tona. Dhe ky është problem i madh.

Lidhur me këtë, shkencëtari dedikuar shkencës së kompjuterëve, britaniko-kanadezi Geoffrey Hinton, javë më parë la punën në Google për të bërë një paralajmërim të rëndësishëm për njerëzimin. Ai paralajmëroi për rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale.

Hinton na paralajmëron që të mos vazhdohet të veprohet tutje në këto sisteme.

Shkencëtari Hinton parasheh se Inteligjenca Artificiale mund të bëhet më e mençur se ne njerëzit, këtë brenda 5 deri në 20 vite. Ai shqetësohet se ajo do të mësojë sjellje të papritura nga të dhënat e bollshme që ka, gjë që paraqet kërcënim potencial për njerëzimin.

Në anën tjetër, ai shqetësohet edhe për atë se njerëzit në numër të madh do të humbin punën, se do të ketë përçarje shoqërore, keqinformime e të tjera.

Sipas tij, Inteligjenca Artificiale premton shumë për njerëzit, psh ajo mund të na bëjë më produktiv dhe të na lirojë nga puna e rëndë, mund të na bëjë më të mençur, falë saj zhvillohen trajtime të reja në mjekësi, mund të gjendet zgjidhje për ndryshimet klimatike dhe të tjera, por ajo paraqet edhe kërcënim të madh sepse së shpejti shoqëria do të përballet me ndryshime të mëdha, të shpejta.

Shumë do të humbin punën, do të përhapen fotografi e video të rreme, e shoqëria jonë ende nuk është e gatshme për këto, ka thënë Hinton.

Modelet që krijojnë informacione në internet, si GPT-4 e OpenAI, njihet si LLMs. Ajo brenda dy muajsh ajo arriti të bëjë për vete qindra miliona shfrytëzues. E tani ka mbi 1.1 miliard shfrytëzues. Ky konsiderohet të jetë aplikacioni i përhapur më shpejtë në histori.

Dhe këto teknologji tashmë po ndryshojnë botën.

LLMs janë mbledhës të miliarda parametrave numerik, të trajnuar në vendosjen e të dhënave nga interneti, që prodhojnë tekste. Sisteme të tilla po bëhen të arritshme shpejtë rreth botës.

Tashmë mjete të tilla po kryejnë detyra si: të mësuar, kërkime në internet, të shkruar, redaktim, procesim të informacionit, krijim të artit e muzikës.

Nëse këto modele vazhdojnë të përmirësohen, do të ndërtohet një sistem artificial i inteligjencës së përgjithshme, më i mençur se njeriu, që do të dijë çdo gjë që di njeriu dhe të shfrytëzojë ato të dhëna për fuqizim të vetës tutje.

Hinton ka thënë se ky problem duhet të zgjidhet para se të ndërtohet një Agjent Inteligjent Hipotetik. Ai ka thënë se nëse dështohet në mbajtjen pranë të këtij agjenti, apo nëse dështohet në zgjedhjen e instruksioneve me mençuri, do të përballemi me asgjësim. Fatkeqësisht nuk është e ditur nëse ka rrugë apo zgjidhje për këtë. Pak persona janë duke punuar në këtë drejtim, ndërkaq e ardhmja jonë varet nga mbajtja pranë vetës e Agjentit Intelegjent Hipotetik, ka përfunduar shkencëtari Geoffrey Hinton./21Media

Back to top button