IAEA arrin marrëveshje “të përkohshme” me Iranin për mbikëqyrjen bërthamore

 

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Gross tha sonte pasi kthimit nga Teherani, se ka arritur një “zgjidhje të përkohshme” me Iranin për tre muaj për të mbajtur mbikëqyrjen “e kënaqshme” të impianteve bërthamore, megjithëse inspektimet do të jetë i kufizuar nga e marta.

“Ne e pranojmë që hyrja do të jetë e kufizuar, por ne do të jemi në gjendje të mbajmë shkallën e kërkuar të mbikëqyrjes dhe verifikimit”, tha Rafael Grossi gjatë një konference të shkurtër për shtyp në Aeroportin e Vjenës.

“Për momentin, kjo e shpëton situatën,” shtoi ai dhe tha se ishte një “rezultat i arsyeshëm pas konsultimeve intensive”.

Sipas marrëveshjes dypalëshe teknike, numri i inspektorëve në terren mbetet i pandryshuar dhe IAEA do të jetë në gjendje të kryejë inspektime të paparalajmëruara.

“Por “ligji iranian që kufizon disa inspektime, përfshirë pozicione të ndjeshme ushtarake, do të zbatohet nga 23 shkurt nëse nuk hiqen sanksionet e SHBA”, paralajmëroi Grossi dhe shtoi se negociatat politike do të jenë të nevojshme për të stabilizuar situatën, por të cilat janë jashtë kompetencave të tij.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i IAEA, u takua sot me kreun e Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Ali Akbar Salehi dhe ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif, njoftoi media shtetërore.

“Irani dhe IAEA kanë pasur bisedime të frytshme bazuar në respektin e ndërsjellë”, shkroi më vonë në Twitter Kazem Gharibabadi, ambasadori i Iranit në IAEA.

Pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj ekonomisë iraniane, Teherani zyrtar filloi shkeljen e marrëveshjes së vitit 2015 me grupin 5+1 (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Rusi, Kinë).

Back to top button