Ibra rikthehet për ta ndihmuar Milanin

Ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimović u rikthye sot në Milanello për të ndihmuar ish-klubin e tij pas disfatës dërrmuese ndaj Interit.

Milani humbi 5-1 nga Interi në fundjavë dhe ata kurrë nuk kanë humbur pesë derbi radhazi në të gjithë historinë e tyre dhe kjo e rëndoi edhe më shumë situatën e tyre.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Ibra ka vendosur t’i japë një dorë kuqezinjve pas humbjes së fundit, veçanërisht me një lojë jetike kundër Newcastle United që vjen në mesjavë.

Gjatë stërvitjes së sotme, Zlatan foli gjatë me trajnerin Stefano Pioli dhe shansi për ta rikthyer suedezin në dhomat e zhveshjes është e ngjashme me mënyrën se si ata e rikthyen atë si lojtar në vitin 2019. Suedezi e sheh të përshtatshme që edhe një herë, në kohë nevoje, të ndihmojë klubin.

Milani do të përballet me Newcastle në “San Siro” nesër në mbrëmje.

Back to top button