Merr flakë në autobus me pasagjerë në Slloveni

Një autobus me 55 pasagjerë i cili ishte nisur nga Sarajeva për në Gjermani ka marrë flakë në një autostradë në Slloveni.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Të gjithë pasagjerët u larguan në kohë nga automjeti i cili u dogj.

Zjarrfikësit kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë shuar zjarrin që u përhap nga pjesa e motorit në të gjithë autobusin si dhe ndihmuan shërbimin e tërheqjes në largimin e autobusit të shkatërruar dhe liruan rrugën.

Back to top button