Ibrahimi: Me këtë shkallë të rritjes ekonomike të cilën e kanë bizneset nuk mund të ofrojnë paga si në Gjermani

(Lajm i përditësuar)


Ibrahimi: Me këtë shkallë të rritjes ekonomike të cilën e kanë bizneset nuk mund të ofrojnë paga si në Gjermani

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi në ”Click” të RTV21 tha se masa e vetme e bizneseve për t’i mbajtur punëtorët në Kosovë është rritja e pagave. Por sipas tij, me këtë shkallë të rritjes të cilën e kanë bizneset nuk mund të ofrojnë paga si në Gjermani.

”Asnjë biznesem nuk ka dëshirë që të largohen punëtorët dhe për shkak të një page t’i largohen punëtorët. Nuk mund të presësh që me këtë shkallë të rritjes të cilën e kanë të ofrojnë paga si në Gjermani çdo biznes është i vetëdijshëm që pa punëtorë nuk mund të funksionojë”, tha Ibrahimi ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se me liberalizimin e vizave dhe ikjen e puntorëve masa e vetme e bizneseve për t’i mbajtur punëtorët është rritja e pagave, gjë të cilën sipas Ibrahimit bizneset e kanë bërë.

”Biznesi masën e vetme që e ka në dorë rritjen e pageve i ka rritur me tepër se sa ka mundur biznesi një pjesë të fitmeve të veta i ka dedikuar te pagat për të parandaluar ikjen. Do t’i kalojme 1 ose 2 vite që do ketë dridhje në ekonomi nga këto lëvizje të popullates, por pas dy vitesh do stabilizohet prap”, tha Ibrahimi.


Rafuna: Shqipëria është e hapur për kompanitë kosovare, kemi kërkuar nga Qeveria të ndërmerr hapa

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në ”Click” të RTV21 ka thënë se është lajm i mirë që kompanitë kosovare po zgjerohen edhe në vendet e rajonit, me theks të veçantë në Shqipëri.

Rafuna tutje ka shtuar se Shqipëria është shumë e hapur për kompanitë  kosovare.

Lidhur me këtë Rafuna ka deklaruar se vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa lidhur me krijimin e bizneseve në Kosovës.

”I kemi kërkuar Qeverisë që ta ndërmerr hapa konkret për ta përmisuar ambientin e të bërit biznes edhe në Kosovë”, tha ndër tjera Rafuna.


Ibrahimi: Jemi në një periudhë globale, nëse Kosova e shfrytëzon do kemi transformim të ekonomisë

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi në ”Click” të RTV21 tha se në periudhën globale që jemi Kosova duhet të dijë ta shfrytëzoj për transforim të ekonomisë.

”Jemi duke kaluar në një periudhe globale ku është një mundësi e artë nëse do dihej të shfrytëzohej nga Kosova do kishte më të vërtetë një transformim të ekonomisë kemi një kërkesë në rritje nga vendet e Evropës perendimore për çdo lloj produkti që mund të prodhohet”, tha ndër tjera Ibrahimi.


Ekonomia në vështërsi, Ibrahimi: Blerja e banesave nuk sjell një rritje ekonomike

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi në ”Click” të RTV21 ka folur për vështërsitë ekonomike të Kosovës.

Ibrahimi tha se nuk mund të kemi rritje ekonomike nëse invesitorët vendor largohen nga vendi.

”Nëse invesitorët vendor nuk mund t’i mbajmë brenda, si do mund të presim të vijnë të huajt, pa investime të tilla si do kemi rritje ekonomike’, tha Ibrahimi.

Ai tutje ka shtuar se ”Blerja e banesave nuk sjell rritje ekonomike është e mirë vetëm për sektorin e ndërtimit, do shfrytëzohet vetem dy jave në vit kur vjen diaspora”./21Media

Back to top button