Ibrahimi: Murati nuk e ka parë të arsyeshëm një takim me kryetarët e Komunave

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se Qeverisë Kurti nuk po i intereson të ketë takim me kryetarët e Komunave.
Ibrahimi në Start Up të RTV21 ka thënë se kanë bërë një kërkesë të kenë një takim me ministrin Hekuran Murati, por një gjë sipas Ibrahimit s’ka ndodhur për shkak se ‘Murati s’e ka parë të arsyeshme’.
“Murati nuk e ka parë të arsyeshëm një takim me kryetarët e Komunave, pavarësisht kërkesës”, u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë tutje se ka ndërhyrje në vendimmarrje nga niveli qendror
“Ka ndërhyrje në vendimmarrje nga niveli qendror në kompetencat e komunave; Ibrahimi përmend rastin e Sunny Hill-it”, ka thënë Ibrahimi në Start Up të RTV21./21Media

Back to top button