Ibrahimovic flet për spekulimet rreth Giroud

 

Zlatan Ibrahimovic dëshiron të ketë më shumë bashkëlojtarë me mentalitet fitues në ”San Siro”, por pret që ai të mbetet lojtari kryesor në skuadër.

Sulmuesi suedez ka folur rreth spekulimeve që janë duke e lidhur Olivier Giroud-in me një kalim të mundshëm te Milani, ku ka thënë që do ta mirëpriste sulmuesin francez në skuadër, por duke e cekur që vetëm ”një Zot” do të jetë në ”San Siro”.

Duke folur për ”Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic u shpreh i kënaqur që skuadra e tij është e interesuar në lojtar të kalibrit të Giroud, i cili do të sillte eksperiencë të madhe në klubin e Milanit.

”Sa më shumë lojtarë të kalibrit të lartë që mund të marrim, aq më mirë është. Giroud është një lojtar me eksperiencë të madhe, dhe ne nuk kemi shumë lojtar që kanë fituar trofe. Nëse ai transferohet tek ne, do të ishte i mirëpritur”, ka thënë Ibrahimovic.

”A jam egoist? Më duhet të jem, ka shumë mbretër por ekziston vetëm një Zot, dhe ai jam unë. Por pa bashkëlojtarët e mi nuk shkoj askund, dhe e di këtë gjë. Futbolli më ka njoftuar me shumë njerëz, më ka ofruar të udhëtoj dhe të përjetoj kultura të shumta. Çfarë i kam ofruar unë? Sulmuesin më të kompletuar në botë”, ka shtuar sulmuesi suedez.

Back to top button