Konjufca të hënën viziton Shqipërinë

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën do të realizojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kuvendi njoftoi se gjatë qëndrimin në Tiranë, Konjufca do të takojë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryekuvendarin Gramoz Ruçi.

Ndryshe, kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Glauk Konjufcës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.

Agjenda e vizitës:

09:15-10:00 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Vendi: Këshilli i Ministrave

10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë./21Media

Back to top button