Ibrahimoviç pjesë e një filmi aksion-komedi

Zlatan Ibrahimoviç është gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i bërë njerëzit të flasin për të.
Edhe pse është jashtë fushës me Milanin për shkak të lëndimit, ai ka shfrytëzuar rastin për të gjetur një tjetër mënyrë për të qenë më afër me publikun, transmeton rtv21.tv.
Ai do të bëjë debutimin e tij në ekranin e madh në filmin ‘Asterix and Obelix: The Silk Road’.
Asterix and Obelix: The Silk Road është një film aksion-komedi francez i drejtuar nga Guillaume Canet.
Në trailerin e filmit mund të shihni suedezin, i cili përshtatet shumë me karakterin e tij.


Zlatan nuk do të jetë futbollisti i parë që do të marrë pjesë në sagën e Asterix.
Në vitin 2008, Zinedine Zidane bëri një paraqitje në Asterix në Lojërat Olimpike. Sportistë të tjerë si Tony Parker dhe Michael Schumacher morën pjesë në atë film./21Media

Back to top button