Aksident në Zllopek të Pejës, humb jetën këmbësori

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllopek të Pejës.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor për të kryer hetimet lidhur me rastin.
Policia e rajonit të Pejës, ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur derisa një automjet po qarkullonte në drejtim nga fshati Kosuriq në Pejë.
Me të arritur në fshatin Zllopek, drejtuesi i automjetit dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe me pjesën ballore të veturës ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë të drejtimit të lëvizjes së automjetit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?